Lajme

Nuk ishte hakmarrje/ Ndryshon tërësisht dinamika e vrasjes së Albi Bashaliut, në ‘lojë’ 200 mijë euro…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se viktima mund të jetë qëlluar për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe jo hakmarrjes.

Të njëjtat burime thanë se një ditë para krimit, 35-vjecari është kërcënuar nga persona të paidentifikuar në fshatin ku u ekzekutua. Dyshimet janë se v rasja mund të ketë ardhur për shkak të një ngarkese me drogë të kapur në kufi me Greqinë. Nga burimet mësohet se Bashaliu i ka pasur një borxh rreth 200.000€ personave te ndryshëm, të cilet dyshohet se kanë eliminuar Albi Bashaliun. Me daljen e detajeve te reja pas ekzekutimit pista e hakmarrjes bie, por grupi hetimore është duke i hetuar te dyja.

DINAMIKA E NGJARJES

Atentati ka qenë i mirorganizuar, pasi autorët janë kujdesur të kryejnë porosinë duke mos lënë gjurmë. Dy autorët e përfshirë në krim, kanë pasur dijeni për lëvizjet e 35-vjeçarit në zonë.
Ata e thirrën paraprakisht dhe e qëlluan për vdekje me disa plumba pranë lokalit të fshatit ku shkonte zakonisht për të konsumuar kafen e mëngjesit.

Edhe personat që ishin dëshmitarë të ngjarjes, nuk kanë arritur të japin ndonjë detaj domethënës për hetuesit, pasi vrasësit kanë qenë të maskuar. Atentate të tilla kanë të planifikuara të gjitha detajet, por atentatorëve u prishin puna makina, me të cilën do të largoheshin, pasi ajo nuk është ndezur.

Kjo dyshohet të ketë qenë arsye që ata i vunë zjarrin jo shumë larg vendit të ngjarjes dhe më pas morën automjetin e viktimës dhe u larguan. Drejtimi i tyre ka qenë Kavaja, të paktën kjo lë të dyshohet pasi automjeti i Bashaliut u gjet pikërisht në këtë zonë dhe prej andej, ata janë zhdukur pa gjurmë deri më tani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: