fbpx
Lajme

Nuk iu bindën urdhërit të Pòlicisë, ndjekje si në filma në Elbasan/ Pasi goditën furgonin e “Shqiponjave” aventura e të rinjve përfundon keq

Një automjet i cili ka qenë në lëvizje në Elbasan,teksa ështe shkëmbyer me patrullen e pòlicisë kjo e fundit ka spikatur manovra të çuditshme, duke lindur dyshime se diçka e pazakontë po ndodhte mes personave që udhëtonin në të.

Në këto momente forcat speciale Shqiponja kanë bërë shenjë që mjeti të hapë krahun dhe të ndalojë, por ky i fundit ka kundërshtuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes . Ky ka qenë momenti, kur forcat e pòlicisë i janë vënë nga mbrapa shënjestrës, por në momentin kur automjeti ka ndaluar tek rrethrrotullimi i ‘luleve’ njëri prej pasagjërëve ka goditur me tull xhamin e përparëm të furgonit të pòlicisë dhe përsëri është larguar.

Por aventura nuk ka zgjatur shumë pasi në tentativë për tu larguar makina që ndiqej nga pòlicia është përplasur me një shtyllë elektrike duke pësuar dëme matariale. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk janë regjistruar të lënduar, as nga radhët e pòlicisë por edhe nga personat që nuk iu bindën kësaj të fundit. Pòlicia ka shoqëruar personat që ndodheshin në mjet dhe ështe duke marrë dëshmitë e tyre.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button