Categories Lajme

“Nuk janë fare bindëse”, zhdukja e biznesmenit Pecorelli, mediat italiane kritika të forta policisë shqiptare

Vazhdon të jetë e pranishme në lajmet e medieve italiane historia e biznesmenit Davide Pecorelli, i zhdukur në Shqipëri, ndërkohë që së fundi është kritikuar dhe puna e policisë shqiptare.

Babai i katër fëmijëve u zhduk në një rrugë në Pukë, një zonë e thellë malore e Shqipërisë. Ai kishte ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, ndërkohë që në Itali kishte pasur vështirësi së fundmi. Autoritetet italiane kanë marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, me të cilën biznesmeni ka një fëmijë.

Ndërsa në Itali po hetohet për vrasje, në Shqipëri pritet të bëhen analizat e ADN-së të mbetjeve të gjetura në makinën e djegur në Pukë. Sipas UmbriaDomani, në Shqipëri është dërguar një kampion ADN-je i vëllait të biznesmenit për të bërë krahasimin. Megjithatë, edhe kjo gazetë italiane ka rezerva për punën e policisë shqiptare. Ajo është kritikuar për vonesën në mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes.

Ka akoma shumë pyetje që presin përgjigje, si dhe shumë gjëra që policia shqiptare i ka lënë anash. Si është e mundur që telefoni dhe ora e Davide u gjetën pa dëmtime të veçanta, ndërkohë që makina u shkrumbua plotësisht? Për hetuesit shqiptarë, zjarri ka qenë aksidental, por kjo nuk shpjegon shkakun e zjarrit. Tezat e hetuesve vendas nuk janë aspak bindëse, ka ende shumë pyetje për zhdukjen e Davide, që është gjithmonë e më shumë një mister që nuk bind familjarët e tij,” shkruan gazeta italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME