Categories Lajme

Nuk janë vetëm 100 mijë € në lojë, ja sa paguhen banorët e “Big Brother” për qëndrimin brenda shtëpisë

Big Brother Albania Vip, ‘Rreality Show’ më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri. Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Aty ku publiku do ketë mundësi të njohë personazhe të famshëm në çdo dimension të tyre. Përgjatë 100 ditëve të izòlimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përbàllen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”.

Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000 Euro. Mirëpo sipas informacioneve të fundit brenda produksionit, banorët nuk luftojnë vetëm për fitimin e çmimit të madh por edhe për qëndrimin sa më gjatë brenda. Arsyeja? Fare e thjeshtë!

Çdo banor paguhet 1500 Euro në javë për qëndrimin brenda të izoluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar non stop 24/orë në ditë. ‘Juda.al’ i ka bërë një përllogaritje se sa kanë fituar deri më tani banorët që ndodhen në shtëpi.

Duke ia nisur nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij ‘Reality-Show’. Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda.

Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh. Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro. Kujtojmë këtu që edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izòluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP.

Epo jo keq! Të gjithë banorët përveç katapultimit të tyre në showbizin shqiptar përfituan edhe para për të ‘kënaqur’ këtë popull me ‘dràmat’ dhe ‘lojërat’ e tyre./juda.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME