Lajme

Nuk justifikoi dot 78 milionë lekë, Vettingu shkarkon gjyqtarin e Matit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj. Ashtu si dhe në dy seancat e mëparshme dëgjimore, Karaj nuk u paraqit as në seancën për shpalljen e vendimit.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Karaj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin. Hetimi administrativ u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë ku u evidentuan probleme të shumta dhe një balancë negative në shumën totale 7.8 milionë lekë. Rexhep Karaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Matit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: