Categories Lajme

Nuk ka hapje kazinosh, licencë vetëm për hotelet me brand ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se, nuk ka hapje kazinosh dhe licencë për kazinotë marrin vetëm hotelet me brand ndërkombëtar.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Kryeministri Rama u shpreh se, ” është përhapur një fjalë edhe në media, se këtu janë rihapur kazinotë dhe është i hapur bixhozi. Kjo është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri.”

“Nuk ka asnjë lëshim dore për të dhenë leje, licenca për kazinotë. Është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë e shumë vitesh në mes të Tiranës, që ju e dini dhe duke pritur që cilido qoftë të ofertojë nëse ka ofertë për të bërë në një zonë të caktuar, të definuar”, – deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se, “nuk është ashtu siç është përkthyer që te rruga filan do të hapet kazino. Jo, jo! Janë vetëm kufijtë e një perimetri, sepse në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove, vetëm në struktura me 5 yje ose kazino të veçanta në zona strategjike për zhvillim dhe për turistët, gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta ushtrojmë masivisht.”

“Pra, është shumë e thjeshtë nuk ka hapje kazinosh. Hotelet me 5 yje po, është në ligj, është në ligjin specifik për incentivimin e hoteleve me 5 yje po 5 yje me brande, jo 5 yje që i vë unë emrin Ezilaolinda, ato janë 5 yje që i vë unë vetë, por nuk janë 5 yje brandi”.

“Licensë për kazino marrin vetëm brandet ndërkombëtare të kuotuara ndërkombëtarisht. Nuk ka kthim mbrapa në këtë pikë ndërkohë që jemi shumë të shqetësuar për fenomenin e përdorimit online siç ndodh në të gjitha vendet edhe në Kinë apo në Turqi në vende ku është e ndalur, por ka shumë probleme me këtë dhe jemi duke menduar se çfarë do të bëjmë me këtë, por nuk bëhet fjalë këtu për asnjë hapje, është komplet fake news”, – përfundoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME