Lajme

Nuk ka lajme të mira për ju…mësoni parashikimin e motit

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në muajin shtator, ka lajme jo të mira. Vranësirat do të vijojnë edhe gjatë javës. Siç njofton Shërbimi meteorologjik Ushtarak, dita e mërkurë në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të nisë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat në Jug, Lindje dhe në Alpe. Në formë të izoluar në këto zona reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.

Era do të të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare, ndërsa në orët e mëngjesit, në bregdetin Veriperëndimor e vrullshme dhe me rrahje. Valëzimi në dete, i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat pritet të shënojnë në:

Vendet malore 16 deri në 29°C

Vendet e ulëta 18 deri në 34°C

Vendet bregdetare 21 deri në 33°C

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button