Lajme

Nuk ka marrë asnjë gjobë për 45 vjet, babai i 12 fëmijëve nderohet

Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah njihet si shofero që kurrë nuk ka kryer një shkelje të trafikut. Ai e ka marrë patentën në vitin 1975 dhe ka nisur të drejtojë makinën një vit më pas. Sipas mediave të huaja, ai po edukon djemtë e tij, si dhe nipërit për rregullat e trafikut dhe atë që ata duhet të bëjnë kur të ulen pas timonit, duke përfshirë lidhjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin kurrë të celularit.

Mal kishte punuar në Policinë e Sharjah para se të dilte në pension në vitin 1987 ndërkohë që tani punon tani si një tregtar dhe shumicën e kohës e kalon duke praktikuar hobin të tij të preferuar.

“Sjellja e tij e shkëlqyer ka kontribuar në bërjen e rrugëve më të sigurta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është një dëshmi për shoferët e sjellshëm në vend”, ka thënë Ahmad Saeed Al Naour, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë së Sharjah. Ditën e martë, Policia e Sharjah nderoi Al Hammadi së bashku me tetë shoferë të tjerë për faktin se asnjëherë nuk kanë marrë një gjobë trafiku që kur ata morën patentën e tyre të shoferit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close