fbpx
KurioziteteLajme

Nuk ka mundësi të paguajë internetin, 10-vjeçari ulet para shkollës për të shfrytëzuar Wi-Fi

Pamundësia për të paguar internetin duk,et se nuk është bërë pengesë për një 10 vjeçar i cili dëshiron të mos humbasë orët e tij të mësimit. Mediat e huaja bëjnë me dije se një nxënës i klasës së katërt nga New Mexico është fotografuar duke qëndruar i shtrirë para dyerve të një shkolle fillore, nga ku përdorte lidhjen e internetit me qëllim që të mund të ndjekë mësimin online.

10 vjeçari Jonathan Endecott, nga Roswell, detyrohej të ulej para ndërtesës së shkollës fillore që ishte mbyllur për shkak të koronavirusit, sepse nuk kishte qasje në internet në shtëpi. Nëna e të miturit Angel Endecott thotë se i biri kishte mbetur pa internet kur u mbyllën shkollat si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë familjarët për shkak të koronavirusit kishin ngelur të dy pa punë, duke mos pasur mundësi që ti paguajnë internetin djalit të tyre, por duket se ai nuk është dorëzuar. 10 vjeçari çdo ditë shkon në oborrin e shkollës me qëllim që lidhjen WI-FI ta shfrytëzojë për t’i ndjekur mësimet online në laptop.

“Sapo dëgjoi që nuk mundemi të paguajmë internetin, ai tha se duhet të kthehet në oborrin e shkollës. Ai madje u thoshte se është në shkollë edhe pse asnjë nxënës nuk ishte përreth tij”, është shprehur nëna e tij.

Drejtori, sekretari i shkollës dhe disa arsimtarë shpesh e vizitojnë për të parë nëse i nevojitet diçka. E ky veprim i tij i ka bërë aq shumë përshtypje një arsimtareje, e cila shpërndau fotografitë e tij në internet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button