Lajme

“Nuk ka vdekur njeri, përdhunimi është si serumi”, “Piranjat” demaskojnë “Doktor” Tikun

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, e nisën sezonin e dytë të misionit të tyre, aty ku e lanë në sezonin e parë, të dema skimit të ped of ilëve, përdhu uesve por edhe fansave të tyre.

Këtë herë në rrjetën e “Piranjave” ka rënë “Doktor” Adriatik Sadiku, io cili ndryshe nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare që është edhe ajo më e shëndetshmja, mendon se përdhunimi nuk është një fenomen që duhet zhdukur, por duhet promovuar, pasi sipas tij të bën mirë për shëndetin.

“Nuk ka vdekur njeri nga përdhunimi…. Përdhu ni mi është si serumi, të pastron enët e gjakut”, shkruante Adritik Sadiku në Facebook, në rastin kur një vajzë e vogël 11-,vjeçare nga Kosova u dhunua seksualisht për 7 orë nga 5 persona maxhorenë.

Mirëpo “Doktor” Tiku duket se mendon ndryshe kur përballë tij vihet “Piranja” Lediona Xheladinaj, e cila e bën të pendohet për gjithçka ka thënë.

Madje “Doktor” Tiku premton publikisht se pas kësaj ngjarjeje do të sillet mirë, madje do të promovojë mirësi. Ju kujtojmë që “Piranjat” në Abc e kanë gjithmonë derën hapur për çdo denoncim, ndaj dhunës, ngacmimeve seksuale, kundër pedofilëve e në çdo rast që ndiheni të gra bitur. Mos hezitoni aty ku nuk hyjnë institucionet, depërtojnë “Piranjat”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close