Lajme

‘Nuk kam kohë’, si përgjigjet ministrja Muzhaqi për ngjarjen e rëndë në Fier

Ministrja e Rinisë Bora Muzhaqi i është shmangur sot pyetjes së gazetarëve në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Fier, ku u vra 8-vjeçari Mateo. Muzhaqi iu është përgjigjur gazetarëve duke thënë ”më duhet të iki, nuk kam kohë”, dhe sipas saj kjo ngjarje nuk ka lidhje me ministrinë që ajo drejton. Pjesë nga biseda Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion… Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time. Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)

Bora Muzhaqi: Mirupafshim Prej 3 orësh në Fier familjarët e Mateos janë përplasur në Gjykatë dhe më pas kanë marshuar në qendër të qytetit, ku kërkojnë peticion për varjen e Klodian Çalamanit. Ndërkohë që përveç Muzhaqit, e cila nuk kishte kohë, edhe kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asnnjë fjalë në lidhje me atë që po ndodh në Fier gjatë ditës së sotme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: