Categories Lajme

Nuk kanë të mbaruar përgjimet e “Ndranghetas”, ‘Princi’ i klanit mafioz për kryepolicin e Tiranës

Përgjimet e anëtarëve të klanit “Ndrangheta” nuk kanë të ndaluar. Në bisedat e reja, të publikuara ditën e sotme, ‘Princi’ i klanit maf ioz Antonio Gallo është dëgjuar duke folur me ortakët e tij për ndërtime pallatesh në Tiranë, ku thotë se në gradaçelat e reja banesat shiten me 3800-4000 euro për metër katrorë, ndërsa kostoja e vërtetë është vetëm 510 euro. Në bisedë, Gallo thotë se kryepolicin e Tiranës, mund ta peshkojë edhe me një pjatë mocarella, por pa përmendur emër.

Pjesë nga biseda Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet… Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori. Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro. Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës? Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze.. Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun? Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)…atë të policisë në Tiranë mund ta peshkoj me një pjatë me djathë mocarella (qesh).

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit ma fioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME