Lajme

Nuk kishte dalë në publik prej ditësh, Rama tregon arsyen: Kujdes me flamën gripale!

Pas skandalit me ish agjentin e FBI Charles Mc Gonigal dhe takimet e fshehta me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit ka reaguar disa ditë pasi nuk ishte shfaqur në publik dhe rrjete sociale.

Me një filxhan kafeje në dorë, Rama tha se ishte i sëmurë me grip dhe u kërkoi shqiptarëve që të kenë kujdes edhe ata me gripin.

Po ashtu ai ka theksuar se gjatë kësaj kohë ka komunikuar me skuadrën qeverisëse për financat dhe politikat e reja mbështetëse.

“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironsit. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimale, mbështetja për kategorinë e vecantë të skuadrave, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve, paga tjetër për pensionistët. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm dhe vihet re edhe në rritje të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close