
Zbardhen detaje të reja nga ulja e detyrueshme e avionit të vogël në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe. “Balkan Web” raporton se avioni është i ngjashëm me rastin e avionit të famshëm të Divjakës, ku u rrëzua avioni me d rogë. Brenda avionit kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të shpëtojnë.
Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja kanë dalë. Ndërkohë të dy personat kanë qëndruar aty, teksa disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen, por që ata nuk i kanë lejuar.
Më pas, aty ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar, ndërsa nuk dihet ende nëse ata janë turistë, apo ngjarja lidhet me situatën e t rafikut të k anabisit në vend.
Gjithashtu, nuk dihet ende se ku ndodhen dy personat që ndodheshin në avion. Nga ana tjetër, policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje, për shkak të largësisë dhe rrugës së vështirë.