Categories Lajme

Nuk mbahen lotët për këtë të ri, 8 vite në gjendje kome në shtëpi, prindërit apel vetëm për një krevat

Kjo është historia e dhim.bshme e Erjon Xhangoli, nga  fshati Barc në Korçë. Historia e 29-vjeçarit fillon në vitin 2011. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “Balkanweb” se në atë kohë, Erjoni ishte vetëm 21 vjeç. Kushtet e vështira ekonomike detyruan atë të emigrojë drejt shtetit grek.

Pas 7 ditësh rrugë në këmbë, Erjoni mbërrin në një fshat të Greqisë, ku kishte vëllanë, por fati nuk ishte me të, pasi një patrullë policie i vihet pas e 29 vjeçari nga frika se do e rikthenin në Shqipëri, për mungesë dokumentesh largohet dhe nga ndjekja bie në një greminë e humb ndenjat.

Pas tre muajsh qëndresë në një spital të Greqisë, e rikthejnë në Shqipëri, por në spitalet shqiptare e mbajnë vetëm 24 orë. U bënë plot 8 vjet që 29 vjeçari rri shtruar në banesën e tij. Janë prindërit ata që i qëndrojnë pranë e të cilët janë kthyer në mjek edhe përse në kushte tepër të vështira ekonomike.

Apeli i tyre është i rrallë. Prindërit apelojnë vetëm për një krevat. Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje, mund te kontaktoni numrin e babait të Erjonit, Skënder Xhangoli: 068 57 43 427.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME