Lajme

Nuk mbajti premtimin elektoral, kreu i komunës lidhet në kamionçinë dhe tërhiqet zvarrë në rrugë

Të paktën 11 njerëz janë arr.estuar në Meksikë pasi morën kryetarin e fshatit të tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionçinë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë. Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha. Kjo është hera e dytë që ai su.lmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge në zonë. Kryetarët e bashkive dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh janë në shënjestër të bandave të drogës kur refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kri.minale. Por ndodh rrallë që të su.lmohen për premtimet e tyre gjatë fushatës. Escandon tha se do të ngrejë akuza për rrëmbim dhe tentativë vrasje.

Videoja e filmuar nga kalimtarët jashtë zyrës së kryetarit të komunës tregon një grup burrash duke e tërhequr nga ndërtesa dhe duke e lidhur në pjesën e pasme të automjetit. Më pas shihet duke u tërhequr zvarrë në rrugë, lidhur me një litar rreth duarve në pjesën e pasme të kamionit nëpër rrugët e Santa Rita.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button