Lajme

Nuk miratonte lidhjen me të dashurin 15 vite më të madh, babë e bir rrëmbejnë vajzën 22-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj. Një 50-vjeçar shqiptar në Greqi ka rrëmbyer vajzën e tij 22-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte një lidhje me një 37-vjeçar. Familja nuk e miratonte këtë lidhje.

Policia e Sigurimit në Kypseli po heton ngjarjen.

Sipas denoncimit, babai 50-vjeçar së bashku me djalin e tij 21-vjeçar, kanë kryer rrëmbimin e 22-vjeçares.

Dy burrat së bashku me një shok të tyre, pasditen e së dielës kanë dalë me makinë në rrugët e Kypselit dhe kanë nisur të kërkojnë të renë.

Pasi e kanë lokalizuar duke ecur së bashku me të dashurin e  saj 37-vjeçar, kanë zbritur nga automjeti i tyre dhe me forcë verbale e fizike kanë kapur të renë.

Babë e bir e çuan në një apartament të nëndheshëm në Kaosariani.

Ata ishin kujdesur t’i merrnin celularin 22-vjeçares , në mënyrë që ajo të mos mund të kërkonte ndihmë ndërkohë që e kishin mbyllur në apartament.

Babë e bir u përpoqën me orë të tëra ta bindnin që të hiqte dorë nga lidhja e saj, ndërsa përpiqeshin të siguroheshin që ajo të mos informonte Policinë.

Skena zgjati deri mëngjesin e së hënës kur vajza kërkoi të shkonte në tualet dhe arriti të kërkonte ndihmë, shkruan protothema.

Pas pak minutash në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe pasi trokitën në derën e bodrumit e zbuluan se çfarë po ndodhte.

Të gjithë u  dërguan në komisariat dhe 22-vjeçarja denoncoi babanë, vëllain dhe personin e tretë.

Dy të parët janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur procedimi për veprën penale të rrëmbimit të personit në komplot, ndërsa tani fjalën e ka Drejtësia

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close