Lajme

Nuk na ndahen temperaturat e larta, deri në 35°C sot

Në vendin tonë do të mbizotërojë moti i kthjellët ditën e sotme, ndërsa sipas MeteoAlb do të ketë rritje temperaturash. Moti i kthjellët do jetë në ultësirën perëndimore, ndërsa pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta.

Ndërsa sërish mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: