Categories Lajme

“Nuk regjistrohet dot në zgjedhjet e 14 majit”/ Kristaq Kume: Alibeaj nuk ekziston fare, nuk është i shkruar

Fotomontazh: Alibeaj dhe Kume

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume deklaron se Enkelejd Alibeaj dhe grupi i tij nuk mund të regjistrohen për zgjedhjet e 14 majit.

Në Çim Peka Live, Kume argumenton tha se në kuadër të realizimit zgjedhor Alibeaj nuk rezulton si kryetar i PD.

“KQZ dhe ligji zgjedhor nuk merret me marrëdhëniet mes KQZ dhe subjektit politik duke i dhënë të drejtën KQZ-së që të përcakotjë ai se kush do të jetë garuesi nesër, cili subjekt politik dhe gjithçka që ka bërë Lulzim Basha me atë që ka firmosur ka të bëjë me marrëdhëniet brenda vetes këtë detyrë s’do ta bëj unë, por do ta bësh ti. Nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë mundësi që të ndërtojë ai me firmën e tij që të delegojë tek të tjerët për të ndërtuar marrëdhëniet midis procesit zgjedhor, fletës së votimit dhe qytetarit. Këtë nuk e bën dot Lulzim Basha. Këtë e bën rregulli i përcaktuar në nenin 64 të Kodit Zgjedhor i cili thotë në fletën e votimit shkruhet emri i partisë dhe kryetari. Dokumenti është vërtetimi që merret nga regjistri i partive në Gjykatë. Le të thotë sa të dojë Alibeaj që unë jam se ma kanë dhënë dhe ndjej se jam. Në kuadër të ballafaqimit dhe realizimit të procesit zgjedhor Alibeaj nuk ekziston fare, në asnjë vend. Në asnjë vend nuk është i shkruar”, tha Kume.

Dje, në seancën paraprake, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 14 majit. Anëtarët e KAS pretendojnë se kjo strukturë nuk mund të shqyrtojë këto dy kërkesa pa pasur një vendim përfundimtar të Kryekomisionerit.

KAS konstatoi dje se: “Vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm. Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023. Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj. KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji. Kjo do të thotë se ai nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre. KAS-i nuk ka kompetencë “për urdhërimin e regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë”” si instancë fillestare, sikurse i kërkohet nga ankuesi”.

Celibashi u kërkoi demokratëve të Alibeajt që të sjellin dokumente shtesë për regjistrimin e PD në vendore, me argumentin që duhet të ketë një deklaratë përgjegjësie nga kryetari Lulzim Basha. Kësaj kërkesë, përfaqësuesi ligjor në KQZ është shprehur se nuk do të sjellin asnjë dokument shtesë, me argumentin se dihet botërisht që Basha ka dhënë dorëheqjen. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME