fbpx
Lajme

“Nuk u bë qameti po ikën nja 50 deputetë”, Murrizi i ashpër në Kuvend

Deputeti Myslim Murrizi ka kundërshtuar me forcë dy nismat “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Ai tha se edhe në kohën postkomuniste, komunistët janë kthyer në maja të pushtetit, ndërsa shtpi se do të ishte mirë që nga Kuvendi të largoheshin të gjitha ata që kanë pasur lidhje me regjimin e kaluar.

“Nuk ka hipokrizi më të madhe, se në 30 vite post komunizëm, komunistët janë kthyer në majat e pushtetit. Nuk patën këllqe burrat e gratë të nxjerrin jashtë këtij parlamentit, deputetët me të shkuar komuniste. E kanë dreqin në bark, se i kanë shitur shpirtin djallit.

Është rrëzuar edhe më përpara një ligj i tillë, se spiunët e komunizmit kanë karamelen në fyt. Po pse nuk duhet ta dinë shqiptarët çfarë ka ndodhur nga viti ’39-’44? Tregoni realitetin, çfarë ju tremb nga e kaluara që doni ta hiqni ta fshini dhe të thoni historia nis kur komunistët hynë në ’45 nga Elbasani. 1415 burra e gra janë ulur në këtë sallë që nga ikja e komunizmit.

Unë do kërkoja që ligji të shihej më thellë, asnjë lloj komunisti që është në këtë sallë të mos ketë ndrojtje. Pse nuk shkoni të shihni nëse keni lidhje me atë strukturë famëkeqe, gijotinë për popullin shqiptar. Të mbrohet nga historianët falsifikimi i historisë. S’është qameti se ikin 40-50 deputë me lidhje komuniste të këtij vendi. Ta dinë se çfarë kllounësh dhe palaçosh ka pasur në këtë sallë, që gjoja kanë qeverisur në periudhën post-komuniste,” tha Murrizi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button