Categories Lajme

Nuk u mbyllën në orarin e caktuar, gjobë 7 pronarëve në Vlorë, Himarë, Sarandë

Vlorë, Himarë, Sarandë , U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.

Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit : -M. L., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-K. M., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në restorantin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. -G. D., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. -A. M., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit duke vendosur bokse me muzikë në plazh, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. -A. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë. -K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME