Një tjetër shqiptar është zhdukur në Greqi, pas rasteve të muajve të fundit, ku njëri prej tyre u gjet i vrarë. Ilir Mera, 51 vjeç, me origjinë shqiptare, rezulton i zhdukur që prej mesditës së së martës, 1 nëntor, nga zona e Arethousa, Selanik.
Mediat greke raportojnë se ditën e zhdukjes, 51-vjeçari ishte në punë në zonën e Arethousa-s. Ai shkoi në një stacion autobusi aty pranë për t’u kthyer në shtëpi në liqenin e Selanikut dhe që atëherë është zhdukur.
Shqiptari i zhdukur në Selanik, Ilir Mera, është shqiptari i tretë që zhduket brenda tre muajve në Greqi. Më parë u raportua i zhdukur Altin Kodra 50 vjeç dhe më pas Ramadan Grëmshi 52 vjec, ndërsa tani Ilir Mera, 51 vjeç.