Categories Lajme

“Nuk u tregua i kujdesshëm”, 27-vjeçari në Tiranë telefonon policinë për macen dhe denoncon veterinerin

Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka kallëzuar një veteriner pas ngordhjes së maces së tij. Mësohet se L.P, 27-vjeç më datën 30 nëntor të këtij viti ka bërë një kallëzim ndaj veterinerit I.B, pasi siç pretendon ka çuar macen e  tij për ta mjekuar pas një p lage por nuk ka treguar kujdesin e duhur për të dhe për pasojë macja ka ngordhur.

Në raportin e referimit në Prokurori të veprës penale thuhet se L.P  ka shkuar në një veterineri në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë, pas i macja e tij kishte një plagë në buzën e poshtme.

L.P tregon se veterineri kishte thënë se plaga nuk është shqetësuese dhe e kishte mjekuar me anë të një pomade, madje i kishte dhënë edhe disa ilaçe për mjekim të mëvonshëm, ku sipas veterinerit macja do të shërohej pas tre katër ditësh. Por sipas L.P ende pa shkuar në banesën e tij macja ka ngordhur dhe ai është kthyer menjëherë në veterineri.

Veterineri I.B i ka bërë dy gjilpëra por pa mundur ta ktheje në jetë macen. Ai më pas telefonoi policinë për të bërë kallëzimin pasi sipas tij për macen nuk është treguar kujdesi i nevojshëm. Ai kërkon ti mbyllet dyqani si dhe ti hiqet licenca e pasi nuk e quan veteriner të merituar si dhe kërkon që çështja të ndiqet në mënyrë ligjore dhe veterineri të marrë ndëshkimin e merituar.

Ndërkohë në pyetje është marrë edhe veterineri I.B i cili ka treguar të njëjtin version si 27-vjeçari por ka thënë se pas ngjarjes familjarët e 27-vjeçarit e kanë kërcënuar, sharë dhe thyer xhamin e veterinerisë. Ai mendon se ngordhja e maces ka ardhur nga ndonjë reaksion alergjik që mund të ketë shkaktuar pomada dhe që mund të jetë stimuluar nga ndonjë sëmundje kardiake që ka patur macja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME