Categories Lajme

“Nuk zgjohet ku*va. Po nuk ngele me barrë do të përzë!”/ Vjehrra e kércénonté: Di çdo gjë për ty! Nusja ténton vetévràsjén

Ajo është 29 vjeçe. Ajo 71. Që ditën e parë që u takuan nuk u pëlqyen. Por sidomos kur nusja e re shkeli në shtëpinë e re. Grindjet mes tyre kanë kulmuar me reagime nga më të pabesueshmet, që nga paralajmërimi se vjehrra kishte punuar në SHIK dhe dinte çdo gjë nga e kaluara e vajzës. Në një rast, e moshuara i ka drejtuar ar mën me urdhërin ”nëse nuk largohesh nga kjo shtëpi do ta shkrep”, kurse më pas, teksa e reja nuk po mbetej shtatzënë ajo i thoshte – ke tre muaj afat, po nuk re me barrë do të përzë.

Në një moment vajza është dorëzuar dhe ka kërkuar ndihmën e familjes së vajzërisë, por e moshuara i ka nxjerrë jashtë, duke u kujtuar se “kjo është shtëpia ime, di unë ç’bëj këtu”.

Vila ku jeton çifti, është kthyer në një vatër grindjesh mes dy grave dhe secila ka zgjedhur të jetojë në kate të ndara, por sërish takimet e tyre në koridor dhe në oborr shoqëroheshin me akuza të rënda, mbasi e moshuara e cila pretendonte se dinte çdo gjë, pasi kishte lidhje në SHIK, ulërinte, “nuk zgjohet ku*va, po i ujis unë lulet. Më ka ardhur nusja nga semafori”.

Deri ditën kur nusja e re, sipas burimeve të GazetaSI.al e cila kishte vendosur të bashkëjetonte me djalin e saj, është dorëzuar dhe kjo ndodhi në muajin qershor, kur në krye të një viti martesë dhe ende s’kishte mbetur shtatzanë siç kërkonte vjehrra, ajo nuk i duroi më dot akuzat “kam nuse shterpë”.

Sipas burimeve të sigurta policore të GazetaSI.al pranë komisariatit numër 6, në konflikt e sipër, gruaja e re në bashkejetesë dhe ende e pacelebruar, pasi njoftoi të dashurin, “eja se do vras veten”, mori një kabëll dhe me të tentoi të vetvaret.

Fatmirësisht ndërhyrja ishte e shpejtë dhe në kohë, por kur e reja doli nga vështirësia për jetën, dëshmia e saj nga spitali ishte në kufijtë e të pabasuesshmes, se deri ku të çon urrejtja.

“E ndërmora këtë veprim për t’i dhënë fund jetës, – tha gruaja me inicialet N.K, – pasi dhuna psikologjike u bë e padurueshme, presioni psikologjik ishte sistematik prej saj dhe nëna e bashkëjetuesit ishte e vendosur të mos dorëzohej. Mora telin si kabëll nga veglat e punës së partnerit dhe me të tentova të vetvarem në banesë. Njoftova bashkëjetuesin, i cili kishte marrë në telefon të afërmit që jetojnë fare pranë nesh dhe ata më shpëtuan“.

Policia tregon se banesa e pajisur me kamera sigurie, tregon lëvizjet e çorientuara të gruas që lëviz në oborr e më pas kur ajo tenton të vetvaret. Policia përshkruan për GazetaSi.al.

“Ajo ngjitet me një si litar në dorë në verandën e banesës, në dorën tjetër ka një stol, shtrëngon litarin, pastaj duket në kamera e çorientuar, duke folur në telefon”.

Në dukje, sipas policisë, dikush e merr në telefon dhe gruaja shfaqet e revoltuar, duke folur në telefon, herë pas here i ul duart poshtë dhe lëviz rreth e rrotull stolit.

Në pamje, sipas burimeve të policisë, gruaja ngjitet drejt stolit, por aty ndërhyn një efektiv policie, i cili e ndihmon duke shmangur pasojën për jetën.

“Gruaja duket e tensionuar dhe qan”, – shkruan oficeri i policisë, që ndërkohë nuk harron të evidentojë se askund nuk duket anëtarja tjetër e familjes, e moshuara që është kundërshtare e lidhjes së çiftit.

Policia deklaron se nga këqyrja, 29-vjeçares i konstatohet ngjyra mavi e lënë nga litari përreth qafës. “Kam një vit që kur vendosëm që të bashkëjetonim që shkova në atë shtëpi. Ajo vetëm më fyen, gjen çdo rast dhe mundësi. Më ka qëlluar me sende të forta dhe në dhjetor 2020 më drejtoi automatikun, duke më kërcënuar se nëse nuk ikja prej andej, do më vriste. Ditën e fundit, gjendja u përkeqësua, mbasi më kërcënoi se do më vr iste dhe situata u rëndua, mbasi mora vesh që ajo kishte porositur një të afërm të fisit për t’më vrarë dhe për këtë gjë njoftova bashkëshortin”.

Por të renë, e ka qetësuar në telefon i dashuri, i cili ka thënë mos t’ia vinte re e mos ta dëgjonte, mbasi e ëma ishte e moshuar dhe nuk duhej të mërzitej me të.

Por pak çaste pas kësaj telefonate, e moshuara ka dalë në oborr dhe e ka kërcënuar sërisht “do ta marr jetën pak e nga pak, më mirë vrit veten”.

“Ndodhur në këto kushte, ajo është bindur se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër ndaj dhe është rënduar psikogjikisht”, shkruan policia sipas burimeve të GazetaSi.al.

“Ndonëse i riu është munduar që ta qetësojë gjendjen midis tyre, ai nuk ia ka dalë, edhe pse shumë herë ka qenë i pranishëm në debate dhe kërc ënime”, – thuhet më tej në dosjen që iu tregua GazetaSi.al.

I ndodhur mes dy zjarresh, nga njëra anë e ëma dhe nga ana tjetër e dashura, i riu thotë në polici se kishte dijeni për situatën, por ka shpresuar se të dyja ato do ta gjenin gjuhën dhe se do të mirëkuptoheshin.

“Jam munduar që t’i qetësoj dhe kam shpresuar se gjërat do bëheshin më mirë. Por ato nuk pëlqeheshin. Në lidhje me pretendimin se mamaja ka porositur një të afërm nga Lezha për ta vrarë gruan time, them që ajo është keqkuptuar, mbasi i afërmi erdhi për vizitë familjare dhe mandej u largua”, – deklaron nga ana e tij shtetasi N., identiteti i të cilit nuk publikohet nga GazetaSi.al, për shkak të ndjeshmërisë që ka çështja.

Burimet e GazetaSi.al, sqaruan ekskluzivisht, se e moshuara nuk është arrestuar për shkak të moshës së thyer, e megjithatë, ndaj saj është ngritur nga policia akuza e dhunës në familje dhe shkaktimi i vetvrasjes. Ajo justifikohet.

Vjehrra

“Nuk kam pasur asnjëherë mardhënie të mira me nusen, mbasi e kam kuptuar që ajo ka plan t’më përzërë nga shtëpia. Nuk më do, nuk do të jetoj me ta. Në lidhje me armën që pretendon nusja, e kemi me leje. Ndërsa dua të them se nuk kam unë probleme mendore, por nusja, që kur e kapi Covidi nuk është mirë mendërisht dhe ajo merr trajtim për tensionin e gjakut”.

Dëshmia e nuses

Por nusja insiston se vjehrra, sapo ajo mbërriti në shtëpi, i tha “mblidhe mendjen dhe rri mirë se unë kam punuar në SHIK dhe di çdo gjë”.

Insistimit të policisë se çfarë kishte nënkuptuar e moshuara me këtë fjali, e reja e interpreton.

Nusja: Sipas saj, duhet të mblidhja mendjen e të sillesha sa më mirë dhe se çdo që kisha bërë sipas saj, duhet të quhej e ikur. Vjehrra më tha se kishte mbledhur informacione për mua, nga që kishte punuar në SHIK dhe sa herë më ngacmonte për të kaluarën, unë për të shmangur debatet, mbyllesha në dhomë. Fillova të kisha frikë prej saj se mos më helmonte dhe nuk haja më. Në shumë raste, sapo i shoqi i saj largohej për në punë, në dhomë i shfaqej vjehrra.

Nusja: “Më urdhëronte, më hiqte batanijen, më thoshte: ‘Çohu se nuk ke pjellë dhe pastaj bërtiste nëpër korridor, më ka ardhur kurva nga semafori më ka zënë derën’”.

E reja insiston se vjehrra foli me njërin nga të afërmit e saj dhe ajo e dëgjoi kur i thoshte “do i dalësh para, vër një kapuç , lidhi duart, qethe tullac dhe qëlloje me levë në kokë”.

Madje sipas dëshmisë së saj, kur ajo njoftoi të shoqin të vinte sa më shpejt se po planifikonin vrasjen e saj, dhe kur ai mbërriti dhe kërkoi llogari, kushëriri tha” “Po e vërtetë është, bëni kujdes prej saj”

Debatet mes tyre kanë vijuar vetëm për vetëm, mbasi kushëriri u tërhoq dhe mbas kësaj, vjehrra i kishte thënë: “Mos ki merak, se do të bëj të vdesësh pak e nga pak”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME