Categories Lajme

Numri dy i “Bandës së Lushnjes” kallëzon në SPAK gjyqtaren Miranda Konica

Numri dy i “Bandës së Lushnjës” Enver Dondollaku ka kallëzuar në SPAK Gjyqtaren e Elbasanit Miranda Konica për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe Kryesekretaren e Gjykatës për v eprën p enale të “F alsifikimit të dokumentave”.

Mësohet se Enver Dondollaku më datë 13 Janar 2021 nëpërmjet mbrojtësit të tij Arbër Hoxha i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me kërkesë për lirimin e apartamentit të prindërve të tij, e bllokuar vetëm me një shkresë të thjeshtë te ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në vitin 2012.

Në kallëzimin e siguruara nga abcnews.al thuhet shkaqet e padisë janë se vetëm dy ditë më vonë, më datë 15 Janar 2021, Gjyqtaria Miranda Koleci nuk ka respektuar parashikimet e Nenit 471/4 të K.Pr. Penale ku seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të Prokurorit dhe të Mbrojtësit, pa asnjë njoftim paraprak apo përfundimtar për seancën gjyqësore, duke zhvilluar në dhomë këshillimi dhe vendosur moskompetencën e Gjykatës Elbasan. Në këto kushte kjo gjyqtare ka shkelur ligjin procedurial p enal dhe ka shpërdoruar haptazi detyrën.

Në rrethana më misterioze, pavarësisht vendqëndrimit të ditur në IEVP Peqin të dënuarit Dondollaku dhe të selisë së avokatit Hoxha, vendimi nuk i është komunikuar palëve, duke u falsifikuar aktet nga ana e Kryesekretarise dhe duke i dhënë atij formë të prerë.

Këto veprime të “organizuara të Gjyqtares Konica dhe të Kryesekretarise së Gjykatës Elbasan”, pretendohet se janë të orkestruara nga segmente të caktuar të njohur si kundërshtarë të Enver Dondollakut dhe të ish “Bandës së Lushnjës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME