Categories Lajme

Numri dy i bandës së Lushnjes kërkesë Gjykatës së Elbasanit: Më ulni vitet e dënimit

Numri 2 i bandës së Lushnjes Enver Dondollaku, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet si autor i disa krimeve, kërkon të ulë vitet e vuajtjes së dënimit në burgun e Peqinit. Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Elbasan ku kërkon që drejtësia shqiptare t’i përllogarisë në dënim ditët e paraburgimit që ka vuajtur në Itali.

Dondollaku, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Aldo Bares, u ekstradua në Shqipëri në dhjetor të vitit 2013 dhe më pas vijoi vuajtjen e dënimit me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare.  Gjykata ka kërkuar informacion zyrtar nga drejtësia Italiane, për të mësuar saktësisht se sa është periudha kohore e qëndrimit në paraburgim në Italia, e Enver Dondollakut. Ai u arrestua në vitin 2006 në Padova të Italisë gjatë një kontrolli në stacionin e trenit. Ai mbante me vete një pasaportë të falsifikuar por policia italiane mundi ta identifikojë nga shenjat e gishtave. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të Policisë Kleanti Bano dhe një sërë veprash të tjera penale./mv. abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME