Categories Lajme

Numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me 33% në 2020

Llogaritë e lidhura me shërbimin e internet banking u rritën me ritme dyshifrore për vitin 2020. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 586 mijë, në rritje vjetore me 33% ose rreth 144 mijë llogari më shumë. Përdorimi i internet banking është rritur për të dymbëdhjetin vit radhazi, ndërkohë që vetëm në harkun e pesë viteve të fundit, numri i llogarive të aksesueshme nga interneti është katërfishuar. Viti 2020, megjithatë, u shoqëria me ritme rritjeje rreth tre herë më të larta krahasuar me vitin 2019. Duket se pandemia dhe kufizimet i kanë dhënë një shtysë të fortë rritjes së përdorimit të shërbimeve bankare nëpërmjet internetit. Rritja e numrit të llogarive të lidhura me internetin ishte e lartë si te bizneset, me pothuajse 39%, edhe tek individët, me 33%.

Në total, statistikat tregojnë se rreth 89% e llogarive të lidhura me internetin u takojnë individëve, që njëkohësisht zotërojnë edhe peshën më të lartë në strukturën e llogarive bankare. Si raport i thjeshtë i numrit të llogarive me numrin e përgjithshëm të popullsisë, vlerësohet se në Shqipëri, numri i llogarive të lidhura me internetin është sa rreth 21% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 15.5% të vitit 2019. Shërbimi i internet banking ofrohet nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri.

Me rritjen e rëndësisë së teknologjisë në shoqëri, bankat po fokusohen në promovimin e këtyre shërbimeve si kanal alternativ për marrëdhëniet me klientët. Promovimi i internet banking u nxit më shumë pas shpërthimit të pandemisë, i nxitur edhe nga masat rregullative të Bankës së Shqipërisë, që gjatë mbylljes së ekonomisë pezulloi komisionet për pagesat ndërbankare nëpërmjet internetin. Me ndryshimet e përhershme rregullative të miratuara në mesin e vitit, u përcaktua se komisionet për transfertat nëpërmjet internetit duhet të jenë të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen në sportelet e bankave. Transfertat e vogla deri në shumën e 20 mijë lekëve do të kryhen pa asnjë komision.

Një studim i publikuar vitin e kaluar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (para shpërthimit të pandemisë), evidentoi se kanali kryesor i marrëdhënies me bankën për shqiptarët ngelej kontakti direkt me degët dhe bankomatet. 91% e të anketuarve kishin si formën më të shpeshtë të marrëdhënies me bankën kontaktin direkt, ndërsa vetëm 17% kishin si kanal kryesor internet banking. Potencialet për të rritur përdorimin e teknologjisë në shërbimet financiare janë ende të mëdha, po të kemi parasysh se të paktën 65% e shqiptarëve janë përdorues të internetit përmes rrjeteve celulare. Ndërkohë, anketimet paralele kanë treguar se vetëm 40% e shqiptarëve në moshë madhore zotërojnë llogari bankare, gjë që dëshmon nevojën ende të lartë për të rritur edukimin financiar dhe formalizimin e ekonomisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME