Categories Lajme

“Numri minimal i personave të prekur mund të jetë mbi 400”, mjeku Pipero tregon mënyrën për të parandaluar pandeminë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, duke folur për situatën e krijuar ne koronavirusi thote se “në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400”. Deklaraten Pipero e ka bere ne nje interviste te dhene per ABCnews, ku theksoi se kjo sëmundje ka shumë të panjohura, por pavarësisht kësaj janë marra masat për ta pasur në qendër të vëmendjes.

“Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur ansjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmndjes tonë. As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjt e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjëndja shëndetësoire e tyre është  e mirë. Janë të vetëizoluar”, u shpreh Pipero. Ai shpjegoi se kontakti sipas tij ka qenë me të sëmurin dhe familjarët e të sëmurit.

Sa i përket rasteve ku njerëzit nuk tregojnë histroinë e udhëtimit Pipero dha një mesazh duke u shprehur se të gjithë qytetarët veçanërisht ata që kanë udhëtuar dhe kanë kontakte të afërta me rrethin e ngushtë të personave të prekur, ti drejtohen 127 dhe jo spitalit. “Duke na ekspozuar ne, do  ekemi të pamundur ti japim shërbim atyre q ëkanë nevojë më shumë se kurrë”, theksoi ai.

“Të gjithë personat që kanë pasur kontakt dhe kanë dyshime, të vetëkarantinohet pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për ta parandaluar epideminë”, tha Pipero. Gjithashtu ai tha se pavarësisht të panjohurave që ka ky virus është lehtësisht i shkatërrueshëm, “me ujë dhe sapun”, tha Pipero.

Sa mendon se është numri real i të prekurve?

Pipero: Nëse i referohemi studimeve e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 rastë të tjera, të sigurta që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400. Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujde stë shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmëndja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar, bëhet fjalë për ta parandaluar dhe për ta bërë të parandalueshme. Të gjithë e pamë se asnjë vend në botë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë epidemi.

E përballojmë apo rrezikojmë kolapsin  e Italisë?

Pipero: Besoj që do ta përballojmë nëse qytetarët bashkëpunojnë me ne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME