Categories Lajme

“Nusja me futi në borxhe”/ Ankesa e të moshuarit: Më morën shtëpinë me falsifikime

Petrit Balla, denoncues:Me nusen e djalit kam pas marrëdhënie shumë të këqija deri në eleminimin fizik. Ajo madje më d enoncoi sikur e kisha përd hunuar, gjykata nxori të kundërtën thjesht dha vendim që të rrija 10 metra larg saj.

GAZETARJA: Çfarë do të fitonte nusja kjo gjë? Përse e bëri? Ajo duke më futur në b urg do të më merte shtëpinë Kjo është historia e Petrit ballës, nga Tirana. K onfliketet me nusen e djalit nisën pasi ai vendosi shtëpinë e tij si garanci, me qëllim që djali dhe nusja të merrnin kredinë pranë një banke të nivelit të dytë.

’’Në vitin 2007 unë bëra një kontratë shitje të shtëpisë sime, duke ia shitur zonjës Majlinda dhe djalit tim në vlerën e 30 mijë eurove. Kjo shumë nuk u pagua dhe më bën mua pronar kështu detyrohem që të firmos pra të lë si garanci shtëpinë time me qëllim që djali të merte kredi. Deri në 2014 kredia paguhej nga Majlinda Kurti (nusja).”

Në vitin 2014 Petrit rastësisht zbuloi se nusja kishte falsifikuar firmën e tij. Në këtë deklaratë noteriale të nënshkruar nga Petrit Balla dhe Majlinda Kurti, por që nuk mban firmën dhe vulën e noteres, shënohet se djali dhe nusja kanë blerë pronën e të atij.

Por si qendron e vërteta? “ Vetë noterja më thotë që kjo kontratë është fallco. Pasi kjo deklaratë nuk figuron në librin themeltar të saj dhe as në sistemin e ministrisë së drejtësisë. Iu drejtova bankës edhe më paraqiten kontot bankare sikur i kam tërhequr unë.”

GAZETARJA:Ishin hedhur para tek llogaria jote? Po,sikur i ka derdhur Majlinda këto para dhe i kam tërhequr unë, në tre data rresht.

GAZETARJA: Sa para ke tërhequr ti? Po, mbi 30 mijë euro.

GAZETARJA: Ti këto para ndërkohë i ke tërhequr vërtetë? Jo, nuk i kam tërhequr unë.

GAZETARJA: Si na e fakton një gjë të tillë? Kërkova që të bëhej ekspertiza dhe doli nga krimi ekonomik që këto konto dhe firma ishin fallco. “Sipas Petritit, nusja e djalit të tij ka bashkëpunuar me punonjësit e bankës. Ai kërkon që drejtësia shqiptare të ndërhyjë pasi prona e Petrit sot i përket bankës. Ndërkohe që nusja dhe djali kanë ikur në drejtim të paditur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME