Categories Lajme

Nusja merr nipin dhe ikën në Francë, vjehrra: Çohej në 11, unë i thoja çohu në 8…

Dje në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar një nënë dhe një gjyshe për të rrëfyer historinë e saj e cila i i referohet pikërisht mallit dhe pamundësisë për të parë nipin e saj prej së paku 3 vitesh. Ajo ka folur për raportin me nusen e vogël, problemet që kanë pasur dhe sa shumë është përpjekur ajo që ta bëjë të ndihet mirë. Por mesa duket gjërat nuk kanë ecur shumë mirë në vazhdim, ku nuse e vjehrrë filluan të kishin pakënaqësi dhe probleme.

Mirela Milori: Më trego pak historinë e djalit tuaj Klaudios. Nazmija: Para 10 vitesh e kam marrë nusen me dëshirë të madhe, e pëlqeva dhe vajzën. Jemi të njohur si familje, Ornela quhet vajza. U bë kjo shkuesi dhe në fillim shkoi shumë mirë.

Mirela Milori: Ty pse të pëlqeu?  Nazmija: Më thanë që është vajzë e pa dalë, sepse djali im është më i urtë sesa duhet dhe prandaj thashë t’i marr një vajzë të pa hapur sytë dhe të jetojnë të dy të lumtur. I bëra një dasmë përrallore. I kam blerë tre herë flori se ashtu mi kërkoi e ëma.

Mirela Milori: Dasmë e madhe, dëshirë e madhe dhe filluat të jetonit në një familje? Nazmija: Po në një famije sepse djali i vogël dhe unë do jetoja me të. Kishim shumë kushte në shtëpi, i bëra dhomë dhe banjo brenda dhomës, ia bëra të tëra. Kishte një jetesë shumë të mirë.

Mirela Milori: Kur erdhi në jetë nipi? Nazmija: Pas 2-3 vitesh martesë. Mirela Milori: Si ishte raporti në fillim?

Nazmija: Unë shumë e kënaqur nga ajo nuk kam qenë me thënë të drejtën. Nuk zgjoheshe herët, unë punoja, ajo ishte në shtëpi. Të paktën robi në 8 të çohet. Mirela Milori: Po tani ka njerëz që çohen dhe në 9.

Nazmija: Le të çohet dhe në 9, por kishte punët për të bërë, unë ikja në punë. Kërkonte shumë kushte, donte shumë të dilte për kafe, por kur buxheti është kaq, kaq. Djali punonte por me ditë, nuk ka një punë stabël. Unë dhe burri punoni, ekonomia ishte e përbashkët.

Mirela Milori: Domethënë lekët e kafes i kërkonte tek ju? Nazmija: Po normalisht se ku do i gjente. Unë bëra shumë për të, i bleva rroba dhe çdo gjë dhe në fund i dhashë dorën e më mori krahun. Kur vajta e kërkova ishte me fustanin deri në fund të këmbëve dhe krahët e mbuluara, kur erdhi tek unë doli me kanatjere që të atit nuk i pëlqeu shumë. Një ditë kur e pa kështu, ai kërkoi dhe llogari nga neve dhe asaj nuk i erdhi mirë që nuk e mbështetëm të atin.

Mirela Milori: Si shkon me nuset e tjera? Nazmija: Ah sa të mira i kam.

Nazmija: Unë kam natyrën që nuseve nuk i bërtas, nuk hy tek vjehrrat e këqija. Unë habitem si nuk flet me mua sepse unë nuk e kam prishur gojën kurrë, përveçse atë ditë që iku.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi me ju, pse u prishën raportet? Nazmije: Nuk e di ajo vetëm ankoheshe. Një herë u dogjën lekët dhe pashaportat. La një ditë në një qiri mbi komodinë dhe u dogjën. Tha u dogjën lekët, ishin nja 400 euro dhe pashaportat që ajo donte të shkonte tek i ati në Francë. Ndërkohë që Nazmia ishte në Gjermani tek fëmijët, nusja shkonte blinte rroba duke e futur në borxhe vjehrrën.

Mirela Milori: Vjen nipi në jetë, a po thelloheshin këto pakënaqësitë apo u kaluan? Nazmija: Po thelloheshin sepse nipi ishte një bebe e vogël, duhet të laheshe, të ushqeheshe. Ai fëmijë nuk ka ngrënë kurrë në orarin e duhur. Unë ikja punoja, kishim një kopësht humanitar mbrapa shtëpisë dhe punoja si kuzhiniere. Bëja supër për të dhe djalin dhe ia çoja deri tek krevati. Ajo flinte deri në 11, nuk e gjeje dot gjuhën me të. Djali më thotë një ditë që nuseve të tjera nuk i bërtet vetëm nuses sime i bërtet.

Mirela Milori: A i bërtisje ti? Nazmija: Jo nuk i bërtisja, vetëm i flisja i thoja çohu duhet bërë kjo duhet bërë ajo. Unë i flisja si të ishte vajza ime. Edhe pse kishe shumë gabime unë nuk jam zënë asnjëherë me të. Kur iku më la shumë borxhe. Shkonte në dyqan, e mbushte çantën me redbull etj. I thoja mos rrini pa ngrënë, hani se ua dërgon mamai lekët. Kur iku më la shumë lekë borxh deri tek farmacia. Mendoja se ka marrë ilaçet e çunit dhe kur më tha, ku është ajo nusja e gjatë, ku është se kam parë.

I thashë ka ikur, më vjen turp ta them por ka ikur. Ajo më tha më ka lekë borxh. I thashë ti ia ke dhënë se është nusja ime dhe unë normalisht që do të t’i jap. Tek dyqane me rroba, tek njëri kam paguar 600 mijë, tek tjetri 400, nja 34 tek një tjetër që kishte marrë paketa cigare për t’ja dërguar të atit në Francë e kishte thënë që do i sjell kur të vij.

Mirela Milori: Ke folur me djalin e ti tregoje që këto gjëra nuk më pëlqejnë tek nusja?

Nazmija: Ai e donte atë më shumë sesa duhej dhe shumë mirë bënte sepse kur e do gruan shkon dhe familja shumë mirë dhe unë prandaj e toleroja se ma donte djalin. Por nga fundi, kur unë ika në Gjermani, ajo as nuk e lante dhe as nuk e pastronte. Më thoshin njerëzit që Klodi del shumë keq në rrugë dhe me shapka. Ajo vishet mirë, lyhet e bëhet. Kur kthehej nga puna djali i thoshte nuk jam shërbëtore unë, hajde ikim për kafe. Djali të atit të vajzës i tha një ditë që s’po na pëlqen sjellja e Ornelës dhe ai tha çudi sepse ajo ka qenë vajza më e mirë.

Mirela Milori: Pse u nda me djalin tënd?

Nazmija: Si duket mori letrat i ati në Francë. I ati i kishte thënë që këtu nuk merren letrat me burrë, merren pa burrë dhe si duket aty i pëlqeu asaj kur shkoi dhe bëri divoricin. Ajo më pas erdhi nga Franca, unë erdha nga Gjermania. Filloi të silleshe menefrege, të rrinte gjithë ditën në telefon, djalit nuk i bëntë yzmet. Një ditë mori telefonin dhe foli me të ëmën fshehurazi, djalin e kishte mbyllur në dhomë. Djali qante dhe unë hapa dritaren dhe e mora, në ato momente vjen kjo dhe ma tërheq nga duart dhe nuk e di pse e bënte këtë.

Mirela Milori: Kur ia tha që do ndahen, e dinte djali jot?

Nazmija: Klodi e pa situatën vetë, poi kërkonte shumë gjëra dhe më tha mami të lutem ma hiq këtë nga shtëpia, nuk mundem dot më është fundi. I thashë do të të djegë shpirtin, do të të marrë djalin, më tha jo nuk mundem ta duroj dot më. Mirela Milori: Po pse? Nazmija: Tani në dhomën e gjumit nuk jam unë, nuk e di.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME