Categories Lajme

Nusja përlotet teksa përmend vjehrrin e ndjerë: Ishte shoku im më i mirë

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Shqiponja e cila ka ardhur t’i bëjë një surprizë kunatës.

Ajo tregon së është nga Durrësi dhe ka vetëm një vëlla. Në moshën 24 ai donte që të martohej, të gjente një nuse të mirë për veten dhe për prindërit, kështu i gjetën me mblesëri.mNë familjen e tyre erdhi Dhurata e cila ishte një dhuratë e vërtetë për të gjithë.

Shqiponja: E morëm nusen gjithë gëzim na lindi djalë dhe vajzë. E kemi dashur dhe e duam Dhuratën, prindërit kanë jetuar me vëllain dhe nusen.

Ardit Gjebrea: Sot bashkë jetojnë prapë?

Shqiponja: Prindërit nuk jetojnë më, zakonisht thonë, ke një vëlla të mirë dhe ke një nuse të mirë, por këta kanë qenë të dy të mirë dhe i ka rënë syri. Vëllai pi pak, e la rakinë për 8 vite dhe ishim shumë të lumtur sepse shkonin kaq mirë të dy.

Ardit Gjebrea: Pse nuk shkojnë më?

Shqiponja: Shkojnë, Dhurata është kaq e mirë se pi vëllai dhe ajo thotë nuk pi, është i ri do rregullohet. Vëllai po sëmuret dhe kjo gjë nuk na gëzon. Unë punoj në spital dhe kur iku turnin e parë shkoj me Dhuratën. Sa hipi në makinë, Dhurata mendjen e ka tek Fatosi. Një herë të dy më morën me makinë dhe Dhurata prapë atë hall ka Fatosi, të jetë më i miri.

Shqiponja tregon se i ka ftuar të dy në emision për ta falenderuar Dhuratën dhe për t’i kërkuar të vëllait që të heqë dorë nga rakia sepse ai po vazhdon një kurë. Fatosi kur ka parë kamerat e emisionit nuk ka preferuar të flasë duke i shmangur, por Dhurata ka pranuar dhe ka ardhur në studio. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea nëse ka ndonjë ide kush e ka ftuar, ajo është shprehur se nëse do ishte vjehrri i saj gjallë, ishte e sigurt që do ishte ai sepse kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe ajo e ka dashur shumë.

Sipas Dhuratës, vjehrrin e ka patur shokun më të mirë dhe ai e ka dashur si vajzën e tij. Ndërkohë që flet për babain e burrit, Dhurata përlotet. Për faktin që bashkëshorti i saj nuk pranoi të vinte, ajo u shpreh se është njeriu më i mirë që ekziston, por disa gjëra që nuk i pranon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME