Categories Lajme

Nxënësja humbi jetën/ Mesazhi prekës i mësueses: Çfarë t’u thoja nxënësve sot…..

Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit la pas shumë dhimbje, teksa mori 51 viktima, ku u shuan plotësisht disa familje. Mes viktimave ishin edhe 30-vjeçarja Diena Karanxha, me të ëmën dhe bijën e saj 8-vjeçare, Esielën.

Ikja e tyre ngjalli një trishtim të madh te shqiptarët, pasi pak vite më parë Diena kishte humbur edhe bashkëshortin e saj. Vdekja tragjike e Dineës me të bijën vijon të krijojë dhimbje, teksa një gjë e tillë është ndjerë edhe te nxënësit e klasës së tretë, ku mësonte Esiela, në shkollë “Marie Kaculini”, në Durrës, si dhe mësuesja e saj, Eda Katroshi.

Sot ata janë rikthyer në bankat e shkollës, por pa Esielën, mungesa e së cilës është ndjerë jo pak. Përmes një mesazhi në “Facebook”, mësuesja e të nxjerës përlot me fjalët therëse për Esielën.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin. Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu!”, shkruan mësuesja./bw

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME