Categories Lajme

Nxënësja i dhuroi lule në Shijak, Rama: Do ta mbjell tek Kryeministria që të vijnë ta shkulin

Kryeministri Edi Rama, shkoi për të inauguruar bashkë me ministrin e Rindërtimit shkollën “Kajo Karafili” në Shijak, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë vizitës së tij, kryeministri Rama nuk i kurseu as “thumbat” edhe ndaj protestuesve, të cilët dolën në tubim për 6 ditë me radhë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Në momentin kur një nxënëse i bëri dhuratë një lule në shenjë mirënjohje, kreu i qeverisë tha me ironi se do ta mbillte tek Kryeministria që ta shkulnin përsëri, duke iu referuar protestuesve që rrëzuan pemën tek kryeministria.

Më poshtë dialogu i Ramës me një nxënëse të shkollës “Kajo Karafili”.
Nxënësja: Është një dhuratë nga shkolla jonë për punën.
Edi Rama: Qenka me vazo?!

Nxënësja: Po Edi Rama: Faleminderit shumë. Do ta mbjellim diku te Kryeministria të vijnë ta shkulin. Ndërsa më pas takoi edhe drejtoreshën e shkollës, të cilës i kërkoi që të rrinte pranë tij pa emocione, pavarësisht gjërave që mund të kishte dëgjuar për të.

“Drejtoreshë hajde, mos ki frikë nga çfarë nuk ke dëgjuar për mua. (*sheh një flamur gjerman) E keni qejf këtë flamurin gjerman ju shijakësit, jeni me Gjermaninë ju?!,”-shtoi kryeministri. Ndërsa si në çdo shkollë që ka shkuar për inspektime, ka vendosur që të gjuajë një kosh basketbolli edhe në Shijak. Aty kreu i qeverisë spikati një talent duke i sugjeruar që të vazhdonte rrugën e sportit. “Ti ke talent. Ti duhet të luash basketboll se ke talent. Ka talent. Edhe ajo por ka emocione shumë,”-shtoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME