Categories Lajme

Nxënësve në Elbasan u duhet të bëjnë 5 km rrugë për të bërë mësim pasdite

Nxënësit e 5 fshatrave të njësisë Tregan në Elbasan do tu duhet të udhëtojnë 5 kilometra për të bërë mësim pasdite këtë vit të ri mësimor.Shkolla e fshatit u dëmtua nga tërmeti i nëntorit, dhe bashkia e Elbasan thotë se nuk ka fonde për ndërhyrje.

Shkolla “Jonuz Çarçiu” në Tregan të Elbasanit u dëmtua nga tërmeti  i 26 nëntorit dhe prej asaj kohe ju vendos kyçi duke e nxjerrë jashtë funksionit. Ndaj nxënësit e 5 fshatrave këtë vit arsimor do të duhet të udhëtojnë mbi 5 km për ta zhvilluar mësimin turn i dytë në shkollën e fshatit Kuqan.

Për prindërit, transferimi i fëmijëve është shqetësues dhe i rrezikshëm ndërsa mësimi turn i dytë sipas tyre nuk do të jetë jo efikas. “Katastrofë, tmerr.” Por në zyrën arsimore në Elbasan thonë se kushtet e detyrojnë që nxënësit e Treganit të shkojnë në Kuqan.

Ndërsa në bashkinë e Elbqasanit thonë se kanë gati propjektin për ndërtimin e shkollës së re të Treganit por ai ka mbetur në letër për mungesë fondesh. Në këto kushte, fëmijët e Treganit në Elbasan do ta kenë vështirë rrugën e dijes në vitin shkollor mes pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME