fbpx
Lajme

Nxirret gruaja e rënë në pusetën anës rrugës, tranportohet me urgjencë për në spital

Një grua ka rënë në një pusetë në afërsi të fshatit Mirakë në rrugën interurbane që lidh Elbasanin me Librazhdin. Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e saj.

Policia përmes një deklarate për media ka njoftuar gjithashtu  se gruaja aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Gruaja ndodhet në ambulancë në një gjendje të pafuqishme. Librazhd / Informacion paraprak: Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button