Categories Lajme

“O të zhd uken si fis, o vetëgjyqësi”/ Ngjarja e tmer rshme në Mallakastër, “shpërt hen” kunata: Shteti të ndërhyjë (Video)

Mjaftoni Saliaji, kunata e vik timës Drita Saliaji, e cila u mb yt nga nipi i burrit të saj i ka bërë apel shtetit që të vendosë mbi çështjen ose do të ketë vetgjyqësi. Ajo thotë për News 24 se familjet kishin konf likte të vazhdueshme dhe kërkon që familja e nipit të burrit të Drita Saliajit të largohet nga fshati Gjerbës ose situata do të përkeqësohet.

“Kërkojmë drejtësi nga shteti. Kemi djem për të rritur edhe ne. Unë jetoj në Ballsh por vij se kam tokën. O vetëgjyqësi o të zhd uket ky fis nga këtu. Nuk duam të shohim më se janë njerëzit më të këqinj që ekzistojnë. Të ikin nga ky vend, ti çojnë në Afganistan. Nga kush pres të ruhem unë? Nga kunata, nga kunati? Ata kanë bërë atë që kanë bërë. Gruaja ka qenë e vetmuar se burri i ikte emigrant 1 muaj ose 2 muaj .

E bëri ai mund të bëhemi dhe ne kr iminel. Shteti të marrë vendime. S’kam pse jetoj me frikë as bezdis njeri. As i hap derën dikujt, as i bie në qafë, as bezdis njeri. Kërkoj ndihmë. Jetoj me punën time, me djersën time. Prandaj ose do bëjmë vetëgjyqësi ose të zhd uken fare. Unë tani kam fr ikë. E mora vesh ngjarjen nga Policia, Na njoftuan në 1:20 e natës. Në fillim na u raportua si zënkë. Unë jam prekur shumë si nënë. Kam 42 vite në këtë Fshat. Kam 30 vjet me gruan, me kunatën time. I gjetëm gjërat e lidhura këtu në shtëpi, edhe xhupin e kishte aty të hedhur. Po dridhem e gjitha sepse mua mu vr a një person i familjes, padrejtësisht mbi një femër, mbi një nënë. Po të kishte bërë kr im le ta kishin vr arë. Le ta kishin vr arë burrin se burrat burra janë dhe e kanë me njëri- tjetrin.”- tha kunata e Drita Saliajit.

Ndërkohë gazetari i News 24, Ervic Kuçi raportoi nga vendngjarja se familjet kishin konf likte të vazhdueshme dhe se Drita Saliaji jetonte vetëm shumicën e kohës pasi burri i saj ishte emigrant. Familja Saliaji banonte në një banesë jo të mirë dhe në kushte të vështira ekonomike./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME