Categories Lajme

Obama “pranon” ekzistencën e alienëve: Ka disa filmime që tregojnë objekte fluturuese…

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është shprehur për herë të parë në lidhje me ekzistencën e jashtëtokësorëve. I ftuar në emisionin “The Late Show”, nga James Corden në CBS, Obama theksoi se nuk bëhet fjalë për praninë e jashtëtokësorëve në tokë, por për disa objekte fluturuese të paidentifikuara.

“E vërteta është se kur unë mora detyrën, pyeta për diçka të tillë. Atëherë doja të dija nëse kishte ndonjë laborator diku ku ne mbajmë alienët dhe anijet e tyre kozmike. Ata realizuan disa kërkime dhe arritën në përfundimin se diçka e tillë nuk ekzistonte”, u shpreh Obama me shaka.

Pavarësisht një shakaje të tillë, ish-presidenti i dha përgjigjes së tij nota serioze, duke u shprehur se ajo çfarë është e vërtetë në gjithë këtë histori është fakti se “ekzistojnë disa filmime që kanë regjistruar disa objekte fluturuese në qiell, që ne nuk e dimë saktësisht se çfarë janë ato”.

“Ne nuk kemi arritur dot të shpjegojmë mënyrën e lëvizjes, trajektoren që ndjekin gjatë kohës së fluturimit. Ato objekte fluturuese nuk lëvizin sipas një modeli që mund të shpjegohet lehtë. Unë mendoj se njerëzit e marrin shumë seriozisht, duke u përpjekur të hetojnë dhe kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME