Categories Lajme

Oboti dhe Narta në mëshirë të fatit, banorët: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti

Përkeqësimi i kushteve të motit ka sjellë një situatë të pazakonshme dhe alarmante në zonën e Nënshkodrës e cila prej nisjes së janarit ndodhet nën ujë. Oboti tashmë është izoluar tërësisht. Edhe ushtria është dorëzuar para motit të keq, duke tërhequr dhe varkat të cilat ishin mjeti i vetëm i lëvizjes në këto kohë. Familjarët shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti. “Gjithë zona është e përmbytur, banesat, asnjë ndihmë nuk na ka ardhur nga shteti shqiptar.” E rënduar paraqitet situata edhe në aksin nga Dajçi drejt Velipojës.

Sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur orët e fundit, duke e çuar në total në 5370 hektarë, ndërsa 24 shtëpi janë të përmbytura dhe 500 të tjera janë të rrethuara nga uji. Nga ana tjetër qeveria nuk ka asnjë përgjigje për kërkesen e bashkisë Shkoder që të shpallet emergjenca e fatkeqësisë natyrore. “Situata është e rënduar, megjithëse janë në kushte shumë të vështira,unë them se situata është e menaxhueshme.”

Edhe në qarkun jugor të Vlorës, situata parqitet e rënduar. Në fshatin Nartë të Vlorë,  gjenden 50 familje që janë të zhytura që prej datës 6 janar në ujë. “U mbytëm, ka shtet apo nuk ka shtet.” Kalimi në rrugët e fshatit bëhet duke kaluar mes për mes ujit, ndërsa të gjitha rrugët janë të bllokuara. Prej një muaji, thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë apo reagim të Bashkisë së Vlorës.

“Më janë dashur 10 vjet për atë shtëpi dhe më përmbytet për një muaj.”Zona e Nartës prej vitesh përmbytet nga reshjet e shiut, ndësa banorët shprehen se këtë vit përmbytjet kanë qenë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME