fbpx
Lajme

OBSH ngre alarmin: Jemi vetëm në tetor dhe spitalet po tejmbushen, muajt e ardhshëm do jenë të vështirë

Hemisfera veriore është në një “moment kritik” të pandemisë nga Covid-19. Alarmi vjen nga drejtori  i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Muajt ??e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon ne “spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor”.

Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet e panevojshme dhe për të kufizuar përhapjen e virusit shpejt. Përmirësimi i testimit, gjurmimi i kontakteve të të infektuarve dhe izolimi i atyre që rrezikojnë përhapjen e virusit do t’u mundësonte vendeve të shmangin bllokimet e detyrueshme.

“Ne i nxisim udhëheqësit të ndërmarrin veprime të menjëhershme, për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të panevojshme, shërbimet thelbësore shëndetësore dhe mbylljen e shkollave përsëri. Siç e thashë në shkurt, po e përsëris edhe sot: Kjo nuk është një lojë.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button