fbpx
Lajme

OBSH ngre alarmin, shifrat e infektimeve në Europë kapin kulmin. Kërkohet ashpërsimi i masave

Organizata botërore e shëndetësisë ka ngritur alarmin se numri i infektimeve të reja në Europë është duke u përhapur me shifra të ‘frikshme’. Sipas njoftimit në faqen zyrtare, ditën e djeshme ka pasur 383 359 raste të reja, apo ndryshe më shumë se 7.9% raste se më parë. Europa dje ka regjistruar në 24 orët e fundit 123 684 infeksione ose ndryshe 8.3% raste më shumë se sa rekordi i regjistruar më parë.

OBSH njofton se në total momentalisht Europa ka 6.8 milionë të infektuar që po kurohen. Përgjatë gjithë pandemisë njoftohen rreth 37 milion të infektuar . Megjithatë ekspertët kanë njoftuar të gjitha shtetet për një rishikim të masave të marra, por janë shprehur kategorikisht kundër një mbyllje të dytë, teksa ka sugjeruar që të shtohet përkujdesi për më të rriskuarit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button