Categories Lajme

Vaksina “AstraZeneca” e vlefshme edhe për personat mbi 65 vjeç

Vaksina antiCOVID-19 e zhvilluar nga “AstraZeneca” mund të përdoret edhe për personat mbi 65 vjeç, tha sot Komiteti i Ekspertëve të OBSH-së për Vaksinat. Në rekomandimet e tij të shumëpritura për këtë vaksinë, Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve i OBSH-së për Imunizimin (SAGE), gjithashtu, rekomandoi përdorimin e saj edhe në vendet ku ekzistojnë variante të virusit. “Personat mbi 65 vjeç duhet ta marrin vaksinën”, tha presidenti i Grupit të Ekspertëve, Alejandro Cravioto, në një konferencë shtypi.

Këto rekomandime vijnë në një kohë kur kjo vaksinë e vektorit viral, e zhvilluar nga laboratori britanik “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit, ka përjetuar pengesa javët e fundit, ndërsa efikasiteti i saj është vënë në dyshim për mbi 65-vjeçarët dhe në vendet ku ekzistojnë variante . Vaksina “AstraZeneca/Oxford”, e përdorur nga për herë të parë masivisht nga Britania e Madhe në dhjetor, tashmë është miratuar nga disa vende të tjera dhe nga Bashkimi Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME