Categories Lajme

OFL i kërkon burimin e pasurive Astrit Avdylit dhe Astrit Keçit

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e burimit të pasurive dy emrave mjaft ‘të famshëm’ në botën e krimit dhe jo vetëm.

Policia ka njoftuar se i ka kërkuar deklarimin e burimit të pasurisë shtetasit Astrit Balliu, i dënuar për vrasje.

Por kush është Astrit Balliu? Jo më tepër se vetë i ‘famshmi’ Astrit Avdylaj, njëri nga vëllezërit e grupit të Shijakut, i cili u bë i njohur për median falë përgjimeve që publikoi BILD mbi aferat dhe shit- blerjen e votës në Durrës.

Ndërkohë Astrit Keçi, rezulton gjithashtu të jetë një emër i njohur në botën e trafikut të kokainës. Keçi ka qenë i kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia për shkak se ishte drejtuesi i një bande që trafikonte kokainë në shtetin fqinj. Keçi u arrestuar në 2018 falë ndërhyrjes së forcave speciale italiane në Durrës.

OFL i kërkon burimin e pasurive Astrit Avdylit dhe Astrit Keçit

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e burimit të pasurive dy emrave mjaft ‘të famshëm’ në botën e krimit dhe jo vetëm.

Policia ka njoftuar se i ka kërkuar deklarimin e burimit të pasurisë shtetasit Astrit Balliu, i dënuar për vrasje.

Por kush është Astrit Balliu? Jo më tepër se vetë i ‘famshmi’ Astrit Avdylaj, njëri nga vëllezërit e grupit të Shijakut, i cili u bë i njohur për median falë përgjimeve që publikoi BILD mbi aferat dhe shit- blerjen e votës në Durrës.

Ndërkohë Astrit Keçi, rezulton gjithashtu të jetë një emër i njohur në botën e trafikut të kokainës. Keçi ka qenë i kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia për shkak se ishte drejtuesi i një bande që trafikonte kokainë në shtetin fqinj. Keçi u arrestuar në 2018 falë ndërhyrjes së forcave speciale italiane në Durrës.NJOFTIMI I OFL:

OFL, 26 shkurt Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME