Categories Lajme

Ogerta del nga shtëpia dhe nis propagandën

Teksa të enjten e kësaj jave qeveria pritet që të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në çdo ambient publik, për qytetarët, propaganda i ka ndezur motorët me videot sensibilizuese. Ka qenë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo që ka publikuar një video, teksa shihet duke shkuar me maskë në punë, ndërkohë që ajo që nuk dënjon të sqarojë ministrja është, a mbrojnë vërtetë maskat e pëlhurit, nga përhapja e virusit. “Sapo dola nga shtëpia për të vajtur në punë dhe mbajta maskën. Mbajtja e maskës do të jetë një detyrim i ri që nga dita e enjte, por askush nuk na pengon që të mësohemi që sot, ta bëjmë pjesë të garderobës, të mbrohemi dhe të ulim infektimet. Pse duhet të hedhim poshtë gjithë atë sakrificë që kemi bërë pak muaj më parë?”, shprehet ministrja.

Më tej numri një i shëndetësisë shton se të gjithë bashkë duhet të frenojmë virusin dhe të gjithë duhet të mbajnë maskë për të qenë më të sigurt. “Të frenojmë virusin, të evitojmë sa mundemi format e rënda në reanimacion dhe fatalitetet. Pavarësisht kapaciteteve spitalore dhe përgatitjes që kemi bërë dhe po bëjmë për t’u përballur me virusin, është jeta e shqiptarëve që ne duhet të mbrojmë, ndaj secili nga ne ka detyra për të përmbushur në këtë betejë. Të ndihmojmë veten dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë shëndetin duke vendosur barrierat mbrojtëse”, shprehet Manastirliu. Rekomandimi i OBSH-së, për llojet e maskave dhe efektivitetin e tyre, ku thuhet se maska prej pëlhure ka zero efekt në mbrojtjen nga virusi:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME