Categories Lajme

OKB: Pandemia ka ngadalësuar migrimin me gati 30%

Pandemia e COVID-19 ka ngadalësuar migrimin me gati 30%, me rreth dy milionë migrantë më pak midis 2019 dhe 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar të premten.. Numri i migrantëve që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës arriti në 281 milionë në 2020, krahasuar me 173 milionë në 2000 dhe 221 milionë në 2010.

Sipas raportit “Migrimi Ndërkombëtar 2020” nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, dy të tretat e migrantëve të regjistruar jetojnë në vetëm 20 vende, me SHBA-së në krye të listës (51 milionë migrantë ndërkombëtarë në vitin 2020), raporton ATSh. Më pas vijnë Gjermania (16 milionë), Arabia Saudite (13 milionë), Rusia (12 milionë) dhe Britania e Madhe (9 milionë).

India kryeson listën e vendeve me diasporën më të madhe në vitin 2020, me 18 milionë indianë që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes. Në vitin 2020, numri më i madh i migrantëve ndërkombëtarë banuan në Europë, me një total prej 87 milionë, me Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore që numërojnë secili gati 50 milionë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME