Categories Lajme

Oksigjeni 46, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçares në Elbasan

3-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Elbasanit ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësorë. Burime nga spitali bëjnë me dije për ABC  se  e mitura u paraqit me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila ka bërë që të mos mund të shpëtojë.

Pas ekspertizës është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore. Burime bëjnë me dije se ky ështrë edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët.

Më herët, babai i vajzës tha për mediat para ambienteve të spitalit se e mitura kishte 8-9 dite semure dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë. Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital

“Vajza nuk ishte sëmurë asnjëherë. Para një jave pati problem shëndetësore dhe e dërguam në spital. Mjeku na tha që ka virozë. Dje u përkeqësua sërish dhe e sollëm në spital. I bën sërum dhe na vdiq. Kishte 8-9 ditë sëmurë me të njëjtën gjëndje. Nuk e kuptoj as vetë se si ndodhi kjo”, tha ai. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME