Lajme

Olsi Bylyku nxjerr këngën për trekëndëshin e dashurisë, Bora-Donald-Beatrix

Prej disa ditësh, në qendër të faqeve rozë është trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix. Aktori i humorit Olsi Bylyku nuk ka hezituar t’i dedikojë një këngë si për të ç’dramazituar të gjithë situatën. Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa që tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha dhuratë e shiti te dollari”.

Nuk munguan frazat e tjera me nota humori ku thotë: ‘Ishalla sikur të ndahen Iliri me Sabianin’. Krahas videos së publikuar në Instagram, ai ka shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret dhe te gjitha keto halle te mbarojne…”, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura, të cilat janë reflektuar në komente.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: