fbpx
Lajme

Olsian Çela tregohet i ashpër nga Elbasani: Kërkohet përgjigje ekzemplare nga shteti

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka folur për një situatë të paprecedentë të krijuar në qytetin e Elbasanit. Zyrtari i lartë i Prokurorisë, i ndodhur sot në Elbasan pranoi se qyteti po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk mund ta tolerojnë më që ky qytet të përdoret për të larë hesapet mes bandave, prandaj shtoi se ndaj tyre duhet një përgjigje ekzemplare.

“Niveli i krimit të rëndë dhe organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplare nga shteti. Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre.

Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe”, është shprehur Çela në një mbledhje me drejtuesit lokalë të prokurorisë dhe të Policisë.

Njoftimi i vetë prokurorisë së përgjithshme: Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela nisi një tur vizitash në 7 prokuroritë kryesore pranë gjykatave të rretheve gjyqësore të vendit, ku janë krijuar seksionet e posaçme në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë (përfshirë DPPPP, DPD e DPT) dhe Ministrit të Brendshëm (përfshirë DPPSH e AAPSK)

“Për rritjen e efektivitetit në hetimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të KSA -së e FATF dhe Planit të Veprimit ICRG/FATF” dhe në zbatim të Udhëzimit të Përgjithshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, “Për masat administrative dhe procedurale për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimeve financiare, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”.

Në vizitën e tij të parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Prokurori i Përgjithshëm inkurajoi dhe nxiti prokurorët që janë pjesë e këtyre seksioneve të angazhohen me vendosmëri dhe përgjejshmëri në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale, duke garantuar efikasitet në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditjen e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme, një problem mjaft shqetësues për vendin.

Prokurori i Përgjithshëm gjatë takimit më strukturat e prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbanan u ndal në situatën shqetësuese të kriminalitetit në këtë qytet, duke ofruar mbështetjen maksimale nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për të rritur efikasitetin në hetimin e veprave penale. Prokurori i Përgjithshëm kërkoi koordinim më të mirë të punës mes Prokurorisë, strukturave të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese për të dhënë rezultate konkrete në goditjen ndaj kriminalitetit. Rezultatet që mund të arrijnë këto prokurori, do të sjellin edhe elementë shumë të rëndësishëm, të cilat më pas mund të jenë edhe pjesë e punës së Prokurorisë së Posaçme. 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button