Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako kanë mbërritur në Kakavijë. Mësohet se Çako dhe Xhaçka do të takohen me drejtues vendorë në Gjirokastër në lidhje me radhët e gjata që janë krijuar në doganë. Ndërkohë, drejt pikës kufitare të Kakavijës janë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Nga an tjetër, rreth orës 15:00 lëvizja e makinave ka nisur në pikën doganore të Kakavijës. Qytetarët që ndodhen atje me orë të tëra tregojnë se lëvizja e makinave është e ngadaltë, por të paktën ka nisur. Ndërkohë policia përmes një njoftimi për shtyp deklaroi se ka ndërhyrë tek pala greke për përshpejtimin e punës.