
Blogeri i njohur Olti Curri, u është bashkuar reagimeve kundër kryeministrit Edi Rama, i cili pasi hoqi shqiponjën nga rrethrrotullimi tek sheshi me të njëjtin emër, e quajti atë si vulgaritet.
Me anë të një postimi në Instastory, Curri ironizoi Ramën, teksa thotë se tashmë po presim që shqiponja të hiqet nga flamuri dhe të zëvendësohet me pesë viza të bardha në një pjatë të rrumbullakët, duke nënkuptuar kokainën.
“Kjo s’është gjë fare. Prisni kur ta heqë shqiponjën fare nga flamuri…edhe ta zëvendësojë me pesë viza të bardha në një pjatë të rrumbullakët”, shkruan ai.