Categories Lajme

“Oooo Zot çfarë më bëre”, vëllai i Arjan Salës rrëqeth më mesazhin e tij në rrjetet sociale: O heroi im, më ike në lule të rinisë…

Teksa është gjetur trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar në një magazinë që u përfshi nga flakët në Tiranë, vëllai i tij ka bërë një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Edmond Sala shpreh dhimbjen e madhe për vdekjen e të riut, ndërkohë që familjarët ndodheshin prej katër ditësh në ankt, për të mësuar diçka mbi fatin e 32-vjeçarit.

“O heroi im, me ike në lule të rinisë”, shkruan ndër të tjera Edmond Sala, i cili ishte vëllai i vetëm i viktimës. Vetë Arjan Sala la pas një djalë të vogël 2-vjeçar, bashkëshorten e tij, prindërit dhe vëllanë e vetëm.

Postimi i vëllait:

Po me digjet zemra o vellai im. Oooo zoooot ca me ke ber o zooot ca më ke bër kaq i ri më le vetëm edhe në fund ti dole hero ne zemrën time do jeshë gjersa të vdes edhe kur te vdes do iki me mendje tek ti me ike me le vetem para kohe.pas disa orësh kërkime nën rrënoja trupi jotë u gjet

Tani erdhi monenti për të then o vellai im o vëllai im o Heroj im o Heroj im me ike në lule të rinisë qofsh i xhenetit të qoft dheu i lehtë, oooo zoooot ca plage me ke shkaktuar ooo zot.

32-vjeçari Arjan Sala ka mbetur i bllokuar që prej pasdites së të mërkurës në një magazinë pranë një qëndre tregtare. Ai ishte përgjegjës i sigurisë, dhe në momentin që ka rënë zjarr ka hyrë për të shpëtuar persona të tjerë po ka mbetur vetë brenda.

Kërkimet për të nisën që prej të mërkurës, por mungesa e mjeteve të specializuara i bëri më të vështira kërkimet, ndërkohë që familjarët hodhën akuza në drejtim të zjarrfikëseve, që sipas tyre nuk kishin mjete.

Ata thanë se në rast se do të ishte ndërhyrë shpejt, mbase do të kishte mundësi që i riu të nxirrrej i gjallë nga magazina, e cila ishte e mbushur me materiale të ndryshme, veshjesh apo metalike, që lehtësuan përhapjen e flakëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME